Politika e Privatësisë:
Kur ju përdorni shërbimet tona ju ndani disa informata me ne. Ne përgjigje të rregullores së re për mbrojtjen e të dhënave (GDPR), që hyn në fuqi në Bashkimin Evropian më 25 Maj 2018, ne kemi fillluar të përditësojme Kushtet e Shërbimit dhe Politika e Privatësisë. Megjithëse kjo rregullore kërkon zbatim vetëm për qytetarët në Bashkimin Evropian, ne kemi filluar t’i aplikojmë këto përditësime në nivel global duke përfshirë Kosovën.
Këto politika që rregullojnë procedurat dhe masat e sigurisë për mbledhjen e të dhënave janë në përputhje me Ligjin e aplikueshëm.
Ne jemi të përkushtuar të respektojmë dhe mbrojmë privatësinë tuaj. Çfarëdo pyetje që keni në lidhje me politikat e privatësisë ju lutem mos hezitoni të na sales@solos.studio.
Definimi i termeve:
Në kuadër të kësaj Politike të Privatësisë termi “Solos” apo termi “Ne” nënkupton SOLOS STUDIO.
Aty ku përdoret termi “JU” apo “JUVE” varësisht nga konteksti që përdoret nënkupton por pa u limituar: perdoruesit, blerësit, kontraktuesit dhe konsumatorët.
Kjo politikë aplikohet për çdo produkt që është lansuar nga SOLOS STUDIO.
Duke përdorur apo shfrytëzuar shërbimet tona dhe/apo duke u regjistruar për të krijuar një llogari të re, ju pranoni dhe pajtoheni me kushtet dhe termet e kësaj Politike të Privatësisë, njëherit autorizoni SOLOS STUDIO që të bëjë mbledhjen, përpunimin, përdorimin, transferimin, ruajtjen dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja personale siç specifikohet në këtë Politikë të Privatësisë dhe ligjet në fuqi. Nëse ju nuk na jepni apo siguroni informacionin që kërkojmë, ne mund të mos jemi në gjendje të ofrojmë të gjitha shërbimet tona për ju.
Ndryshimet e Politikës së Privatësisë:
Ne mund ta plotësojmë dhe ndryshojmë këtë Politikë të Privatësisë në çdo kohë duke i përditësuar plotësimet dhe ndryshimet në ueb faqen tonë.
Për më tepër nëse plotësim-ndryshimet në Politikën e Privatësisë janë të natyrës thelbësore, mospajtimi i juaj mund të çojë në ndërprerjen e marrëdhënies kontraktuale me ju.
Për çdo ndryshim, ju do të njoftoheni në platfomat online si p.sh: Email, Facebook, Instagram.
Mbledhja e të Dhënave Personale: Ne mund t’i mbledhim të dhënat dhe informatat tuaja personale kur ju:
– Regjistroheni për hapje të llogarisë tek ne.
– Regjistroni adresë të re për porositë e juaja
– Përditësoni apo shtoni të dhënat personale në llogarinë tuaj;
Rastet tjera siç mund të jenë të specifikuara si më poshtë në këtë Politikë të Privatësisë.
Të dhënat personale që ne mund t’i mbledhim përfshijnë si vijon:
Informatat identifikuese siç janë: emri dhe mbiemri, adresa, numri i telefonit, fjalëkalimi apo e-mail adresa kur ju regjistroni për një llogari me ne.
Informacionet e adresës së dërgesës apo adresës së faturimit dhe informacione të tjera të përdorura nga ju për të blerë ndonjë produkt apo shërbim.
Në disa raste, kur ju përdorni shërbimet tona, vullnetarisht ju mund të ofroni informata personale siç mund të jenë: mosha, gjinia, interesat, përvoja, edukimi dhe preferencat tuaja.
Informata shtesë që kërkohen apo autorizohen nga ligjet e aplikueshme për të mbledhur dhe të procesuar me qëllim indentifikimin dhe verifikimin e informacionit që kemi mbledhur nga ju.
Për t’ju kontaktuar në lidhje me llogarinë tuaj, si p.sh. dërgimi i emailit për ta vërtetuar llogarinë me email apo SMS, apo për konfirmim të porosive.
Për personalizimin e reklamave dhe komunikimeve tona për qëllime marketing;
Për t’i parandaluar, zbuluar, zvogëluar, dhe hetuar aktivitet mashtruese dhe ilegale;
Si dhe që teknikisht të kemi mundësi t‘ju shërbejmë, për testime të algoritmeve, për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të hfaqur reklama sa me relevante.
Ruajtja e të dhënat e mbledhura:
Ne ruajmë të dhënat tuaja personale për aq kohë sa është e nevojshme dhe janë të rëndësishme për ofrimin e sherbimeve tona, në përputhje me ligjet në fuqi.
Informatat te cilat i ndajmë:
Ne nuk i shesim të dhënat e juaja. Ne i përdorim të dhënat e juaja për të ju shërbyer më mirë, si dhe për t’i shfaqur reklamat që ne mendojmë se do t‘ju pëlqejnë.
Ligji dhe interesi public: Duke mos ju përmbajtur asgjëje që është në të kundër të kësaj politike të privatësisë apo kontrolleve të cilat ne ndryshe mund t’iu ofrojmë, ne ruajmë, përdorim, apo shpalosim te dhënat e juaja personale nëse besojmë se janë arsyeshmerisht të domosdoshme për të qenë në përputhje me ligjin, procese rregullative, apo kërkesa qeveritare; per te mbrojtur sigurinë e cilit do person, per te mbrojtuj sigurinë dhe integritetin e platformës tone, përfshi ndihmën qe te parandalojmë spam, abuzim, apo veprime te pa lejuara ne shërbime tona, apo per te shpjeguar pse i kemi larguar përmbajtjet e llogarive prej shërbimeve tona; per te adresuar mashtrim, qeshtje te sigurisë apo qeshtje teknike; apo per te mbrojtur te drejtat tona apo pronën e atyre qe përdorin shërbimet tona.
Gjithsesi, asgje ne kete politike te privatësisë nuk ka per qellim te ju kufizoje juve per mbrojtje ligjore apo kundërshtim qe ju mund te keni ndaj palëve te treta, përfshi kërkesat e qeverive per shpalosje te te dhënave personale.
Kontrollimi i të dhënat të cilat i keni ndare me ne:
Ju i kontrolloni te dhënat qe i ndani me ne. Ne çdo kohe ju keni mundësi te vizitoni https://solos.shop/my-account ku do ti keni ne dispozicion te gjitha te dhënat e juaja personale, mundësitë per t’i kufizuar, fshire apo korrigjuar te dhënat, pëlqimin e dhene, apo hequr pëlqimet paraprake apo deaktivizuar llogarinë e juaj përmes linkut “Fshij të dhënat e mija” apo duke na kontaktuar në sales@solos.studio.
Siguria:
Ne mbrojmë të dhënat tuaja duke përdorur masa të larta teknike, fizike dhe administrative të sigurisë me qëllim të minimizimit të rrezikut nga ndonjë humbje, keqpërdorim, qasje e paautorizuar, zbulim dhe ndryshim. Nëse besoni se llogaria juaj është abuzuar, ju lutemi kontaktoni menjëherë përmes e-mailit sales@solos.studio.
AFATET DHE KUSHTET E PËRGJITHSHME E SHITJEVE ONLINE
1.INFORMACION I PËRGJITHSHËM
1.1 Produktet e ofruara për shitje (këtu e tutje “Produktet”) përmes faqes sonë të internetit www.solos.shop, faqeve të rrjeteve sociale, e-mail, dhe mediumeve tjera që lejojnë regjistrimin e porosisë (në tekstin e mëtutjeshëm “Faqja e internetit”) rregullohen me këto afate dhe kushte të përgjithshme të shitjes (“Afatet dhe Kushtet”). Konsiderohet se me vendosjen e porosisë, Konsumatori është pajtuar me Afatet dhe Kushtet.
1.2 SOLOS STUDIO (këtu tutje “SOLOS”) është kompani e themeluar sipas ligjeve të Kosovës me seli në adresën Magjistralja Prishtinë-Shkup,përballë hotelit Emerald, Prishtina 10000.
1.3 Konsumator është personi që vepron për qëllime që nuk lidhen me tregtinë, biznesin ose veprimtarinë profesionale.
2. RREGULLAT E SHITJES
2.1.Produktet janë të destinuara vetëm për shitje tek individët që janë konsumatorë si përdorues të fundit (këtu e tutje “Konsumatorët”).
2.2 Në çdo kohë, SOLOS mund të modifikojë ose ndryshojë këto Afate dhe Kushte. Konsumatori do t’i nënshtrohet Afateve dhe Kushteve fuqi në kohën e vendosjes së Urdhërit për Blerje.
2.3 SOLOS rezervon të drejtën për të kufizuar sasinë e Produkteve të porositura sipas diskrecionit.
2.4 Të gjitha njoftimet në pajtim me Afatet dhe Kushtet, do të dërgohen në e-mail adresën e ofruar nga Konsumatori në kohën kur Konsumatori regjistrohet me rastin e blerjes.
3. KUSHTET E SHITJES
3.1 Secili produkt i ofruar për shitje mund të zgjidhet në pjesën e dedikuar të uebfaqes apo mediumit tjetër për shitje që do të shfaqë foton, çmimin e produktit, ngjyrat dhe madhësinë e produktit (aty ku është e aplikueshme). Disa produkte mund të shfaqen në uebfaqe vetëm për arsye promovuese dhe jo për shitje.
3.3 Për të përfunduar një Urdhër për Blerje për Produktet e përzgjedhura, Konsumatori do të duhet të ndjekë udhëzimet dhe procedurat e dhëna në faqen e internetit. Pas vendosjes së suksesshme të Urdhërit të Blerjes dhe plotësimit të plotë të formularit të porosisë, Konsumatori do të marrë një konfirmim nga SOLOS me anë të e-mailit i cili përmban një përmbledhje të detajeve të Produkteve të porositura dhe detajeve të transportit nëse është e aplikueshme.
3.4 Konsumatori është përgjegjës për të kontrolluar saktësinë e përmbajtjes së çdo Urdhëri të Blerjes që ai vendos përpara konfirmimit të Urdhërit dhe është përgjegjës për plotësimin e formularit të blerjes sipas udhëzimeve të dhëna në faqen e internetit. Para përfundimit të çdo Urdhëri, Konsumatorit do t’i kërkohet të konfirmojë që ka lexar me kujdes dhe se i pranon Afatet dhe Kushtet. Në rast të mos pranimit të Afateve dhe Kushteve nga Konsumatori, Urdhëri i Blerjes nuk do të procesohet.
3.5 Nëse Konsumatori dëshiron të bëjë ndryshime ose korrigjime në Urdhërin e Blerjes pas konfirmimit, Konsumatori duhet të kontaktojë Shërbimin për përkujdesje ndaj Konsumatorit në numrin e telefonit ose në email-in e shfaqur në seksionin “Kontakti” në uebfaqën zyrtare të SOLOS. Një Urdhër i Blerjes i konfirmuar nuk mund të modifikohet ose anulohet nga Konsumatori për shkak se ne do të fillojmë menjëherë të punojmë në porosinë tuaj. Përjashtim i kësaj mund të ekzistojë në rastet siç është përcaktuar shprehimisht në Afatet dhe Kushtet ose të parashikuara ndryshe nga ligji në fuqi.
3.6 Sapo Konsumatori të përfundoj një Urdhër të Blerjes, rekomandohet që klienti të shkarkojë dhe të ruajë ose të shtypë Afatet dhe Kushtet e aplikueshme në kohën e dorëzimit të Urdhërit.
4. DISPONUESHMËRIA DHE DORËZIMI
4.1 Konsumatori pranon se rezervat e produkteve të ofruara në faqen e internetit janë të kufizuara.
4.2 Herë pas here, disa produkte mund të mos jenë të disponueshme. Në këtë rast, SOLOS do të informojë Konsumatorin sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse një nga Produktet të porositura me anë të Urdhërit të Blerjes nuk është i disponueshëm, atëherë porosia do të përmbushet për Produktin që është në dispozicion.
4.3 SOLOS do të bëjë përpjekjet më të mira për të përmbushur çdo Urdhër të Blerjes brenda 48 orëve dhe në çdo rast nga data e marrjes së Urdhërit. Sidoqoftë, në rast të vonesës eventuale për dorëzimin e produktit, SOLOS nuk do të jetë përgjegjës për dëmshpërblimin e Konsumatorit dhe asnjë pretendim, humbje ose shpenzime që pretendohet të rezultojë nga SOLOS.
4.4 Në raste të ofertave dhe zbritjeve të ndryshme, dorëzimi i porosis mund të zgjasë më shumë se 48 orë.
4.5 Konsumatori mund të kontaktojë Shërbimin për Përkujdesjen ndaj Konsumatorit informata shtesë në lidhje me çdo çështje që ka të bëjë me dorëzimin e porosisë.
5. ÇMIMET DHE PAGESA
5.1 Çmimi i përgjithshëm për secilën Urdhër të Blerjes do të përmbajë edhe koston e transportit të llogaritur siç përcaktohet në Nenin 7 të këtyre Kushteve.
5.2 SOLOS rezervon të drejtën për të ndryshuar çmimet e produkteve të ofruara në çdo kohë dhe pa paralajmërim. Çmimet e publikuara në faqen e internetit në kohën e konfirmimit të Urdhërit të Blerjes janë çmimet që do të zbatohen për një Urdhër të tillë. SOLOS, sipas gjykimit të vet, mund të refuzojë procesimin e një Urdhëri të Blerjes për arsyet si në vijim: nëse çmimi i publikuar për çdo Produkt nuk është i saktë për shkak të manifestimin të ndonjë gabimi dhe për të cilin SOLOS nuk do të jetë i përgjegjës; nëse produktet e paraqitura në uebfaqe ose mediumin tjetër nuk janë më të disponueshme;; nëse SOLOS nuk mund të marrë autorizimin për pagesën e Konsumatorit, apo nëse ka probleme me tërheqjen e mjeteve nga llogaria e kartelës bankare të Konsumatorit; nëse ekzistojnë kufizime për dërgesën e Produktit të vendosur në Urdhërin e Blerjes.
5.3 Pagesa mund të bëhet me kartelë bankare valide (kredit apo debit kartelë) e cila ka fonde të mjaftueshme për të kryer porosinë. Transaksionet me kartelë bankare do të qeverisen nga rregullat e ofruesit të kartelës bankare apo autoritetit tjetër kompetent. Pagesat mund të kryhen edhe përmes metodave tjera, duke përfshirë pagesën në kohën e dorëzimit të produktit, në të cilin rast konsiderohet si shitja është kryer në momentin e kryerjes së pagesës.
5.4 Plotësimi i suksesshëm i secilit Urdhër të Blerjes do do të bëhet vetëm pas verifikimit të të dhënave të kartelës bankare të Konsumatorit dhe pas autorizimit për të kryer ngarkesën për Urdhërin e Blerjes në këtë kartelë.
6. DËRGIMI I POROSISË
6.1 Urdhërat dhe porositë do të dërgohen duke përdorur shërbimin postar të përzgjedhur nga SOLOS me diskrecionin e tij. Urdhërat realizohen dhe dorëzohen nga e hëna deri të premten, duke përjashtuar fundjavën si dhe festat zyrtare.
6.2 Aktualisht, SOLOS ofron shitje të produkteve vetëm brenda Kosovës. Përveç kësaj, SOLOS nuk do të përpunojë një Urdhër të Blerjes në të cilin adresa nuk është e saktë ose nuk është e plotë.
6.3 Kostoja e dërgesës (nëse aplikohet) do të shfaqet së bashku me shpenzimet e tjera që lidhen me blerjen dhe porosinë në fund të formularit të porosisë, para konfirmimit të Urdhërit të Blerjes.
6.4 Për arsye sigurie, të gjitha blerjet online SOLOS kërkojnë një nënshkrim pas dorëzimit. Të gjitha porositë sipas Urdhërit të Blerjes dorëzohen përmes postës së autorizuar nga SOLOS. Nëse nuk keni mundësi të nënshkruani për pranimin e porosisë tuaj, zyrtari i postës do të lërë një njoftim në derën tuaj, duke ju informuar për porosinë. Nëse nuk jeni në dispozicion për të nënshkruar porosinë tuaj apo adresa për çfarëdo arsye nuk është e saktë, porosia juaj do të anulohet dhe produkti do të kthehet tek SOLOS. Në rast të dështimit, Konsumatori do të ngarkohet me kostot dhe shpenzimet e transportit.
7. PRANIMI I PRODUKTIT
7.1 Konsumatori do të kontrollojë produktet menjëherë në momentin e dorëzimit për të përcaktuar konformitetin me Urdhërin e dhënë.
7.2 Konsumatori duhet të njoftoj SOLOS për çdo defekt të mundshëm (p.sh. paketimi tregon dëshmi të dëmtimit, dëmtim i produktit ose dallimet në mes të produkteve nga ato të porositura sipas Urdhërit të Blerjes).
7.3 Nëse një ose disa produkte të dorëzuara janë të ndryshme nga ato të urdhëruara ose janë të dëmtuara, Konsumatori duhet të informojë menjëherë SOLOS-in duke kontaktuar Shërbimin për Përkujdesjen ndaj Konsumatorit.
7.4 Në rastin e kthimit të produktit, Konsumatori duhet të ndjekë me kujdes procedurat e kthimit të vendosura nga SOLOS. SOLOS këshillon Konsumatorët të kontaktojnë Shërbimin për Përkujdesjen ndaj Konsumatorit për udhëzime dhe sqarime të nevojshme.
8. KTHIMI I PRODUKTIT
8.1 Konsumatori ka të drejtë të kthejë produktin nga Urdhëri i tij, në rast të mospërputhjes (konformitetit) në mes të produktit të porositur dhe produkrit të pranuar, duke i kthyer produktet që ka marrë në SOLOS katërmbëdhjetë (14) ditëve nga data kur këto produkte janë dorëzuar. Produkte e përdorura, të personalizuara ose të bërë me porosi nuk mund të kthehen.
8.2 Në lidhje me produktet që kthehen, Konsumatori duhet të përdorë kuponin fiskal. Konsumatori është përgjegjës dhe merr të gjitha rreziqet që kanë të bëjnë me dërgesën, duke përfshirë vonesat.
8.3 Nëse kthimi bëhet në përputhje me të gjitha kushtet e mësipërme, produkti nuk është i përdorur dhe/ose dëmtuar dhë kthimi është bërë brenda afatit, SOLOS të rimbursojë Konsumatorin me shumën e paguar me kartë bankare brenda tridhjetë (30) ditëve duke filluar nga koha që SOLOS pranon dhe inspekton produktet e kthyera të Konsumatorit. SOLOS do të pranojë kthimet ose zëvendësimin ose kërkesat e rimbursimit vetëm në mënyrën e përshkruar më sipër dhe vetëm për produktet që janë blerë nga faqja e internetit. Sendet e paplota, të dëmtuara, të konsumuara, të ndotura ose të ndryshuara nuk do të pranohen dhe prandaj do t’i kthehen Konsumatorit.
9. PËRGJEGJËSIA PËR PRODUKTIN
9.1 SOLOS nuk do të jetë përgjegjës për dëmet eventuale të Produkteve të shkatuara si pasojë e transportuesit.
9.2 SOLOS nuk do të jetë përgjegjës ndaj Konsumatorit ose përdoruesve ose shfrytëzuesve të mëvonshëm për ndonjë dëm, humbje ose kërkesë, qoftë direkte, indirekte ose pasuese, qoftë për dëmtim të pronës ose personit, në çfarëdo çështje dhe Konsumatori me këtë heq dorë nga çdo kërkesë e tillë në emër të tij dhe në emër të cilitdo person ose palë të cilit i transferon produktet.
9.3 Në asnjë rrethanë, SOLOS nuk do të jetë përgjegjës për kërkesat për dëmshpërblim, qoftë të drejtpërdrejtë, të menjëhershëm, të parashikueshëm, të rastësishëm, konsekuent ose të veçantë, ose për ndonjë shpenzim ose të lindur për shkak të përdorimit ose keqpërdorimit, shitjes ose fabrikimit të produkteve që nuk janë në përputhje me Afatet dhe Kushtet.
10. LIGJI I APLIKUESHËM DHE MOSMARRËVESHJET
10.1 Këto Afate dhe Kushte rregullohen dhe interpretohen sipas ligjit të aplikueshëm në Kosovë.
10.2 Çdo mosmarrëveshje, mospajtim, ose pretendim që del nga apo në lidhje me këto Afate dhe Kushte duke përfshirë shkeljen, ndërprerjen ose jo-vlefshmërinë, do të zgjidhet me arbitrazh në kuadër të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, në përputhje me rregullat e arbitrazhit të Qendrës së Arbitrazhit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë. Numri i arbitrave do të jetë një, në përputhje me Ligjin i aplikueshëm të drejtës materiale është ligji i Kosovës;
11. KONTAKTI
Për çdo informacion, ndihmë apo ankesë, Konsumatorët mund të dërgojnë një e-mail tek: support@solos.com për Përkujdesjen ndaj Konsumatorëve; E hene – e Premte 9:00-17:00.